Almeda nuk ndalte lotët kur operohej djali! Zbulohen detajet e ndërhyrjes së Efehanit

  • 01 November 2019 - 11:13
Almeda nuk ndalte lotët kur operohej djali! Zbulohen detajet e ndërhyrjes së Efehanit

Djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, sipas mediave turke.

Efehani i vogël u desh t’i nënshtrohej një operacioni pasi iu shfaqën disa kiste në kokë. Edhe pse operacioni zgjati disa orë ai shkoi shumë mirë.

Më të shqetësuarit gjatë kësaj kohe kanë qenë prindërit e vogëlushit, veçanërisht Almeda e cila, nuk e ka përballuar shumë mirë sëmundjen e djalit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Almeda Abazi Sayëman (@almeda92) on

Burime për mediat turke bëjnë me dije se gjatë kohës që djali ka qenë në sallën e operimit, Almeda ka shpërthyer në lot.

“Djalin tim e kapi syri i keq”, raportohet të ketë thënë ajo  duke iu referuar faktit që muajt e fundit, i biri ishte pjesë e serialit që po xhironte Tolga.

Çifti ka vendosur ta ekspozojë edhe përmes fotografive vogëlushin që prej ditës së parë të ardhjes së tij në jetë.

Shpresojmë që Efehani të jetë shëndoshë e mirë dhe të gëzojë shëndet të plotë!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Almeda Abazi Sayëman (@almeda92) on

(Kosova Sot Online)