Publikohet më në fund kënga e re e Dua Lipës

  • 01 November 2019 - 12:20
Publikohet më në fund kënga e re e Dua Lipës

Dua Lipa ka filluar një fazë të re në karrierën e saj, publikon këngën e parë nga albumi i ri që do të vijë së shpejti.

Këngëtarja Dua Lipa ka publikuar më në fund këngën e saj më të re, të cilën është duke e paralajmëruar tash e sa kohë.

Ajo ka publikuar versionin audio të këngës në të gjitha platformat, ndërsa në Youtube ka edhe disa skena nga videoklipi që pritet të dalë këto ditë.

Zëri i Duas tingëllon fantastik në këtë këngë, e cila është në zhanrin ‘disco’ e ‘dance’, ndërsa ajo ka zbuluar se i gjithë albumi i dytë që po sjell do të jetë në këtë zhandër.

‘Me këtë album do të ju bëj të gjithëve që të vallëzoni e kërceni, pasi me albumin e parë keni vuajtu mjaft“, ka thënë këngëtarja.

Albumi i dytë i Duas ka pritshëmritë e mëdha, pas suksesit të padiskutueshëm të albumit debutues.

Ajo nuk ka lajmëruar se kur do të dalë albumi apo çfarë titulli do të ketë, ndërsa kënga “Don’t start now” është vetëm kënga paralajmëruese e këtij albumi.

(Kosova Sot Online)