On Records ia merr Instagramin Rinës, ndjekësit ‘hakmerren’

  • 01 November 2019 - 12:30
On Records ia merr Instagramin Rinës, ndjekësit ‘hakmerren’

Reperja Rina Balaj ka lënë muzikën.

Kështu ditë më parë ka thënë menaxheri i labelit ku ajo bënte pjesë, Mehmet Elshani, me një postim të bërë në Instastory.

Madje, Elshani tha se Instagrami në emër të Rinës do merret nga kompania, pasi ashtu ishte paraparë me kontratë.

Llogarinë e Rinës, kompania e ndryshoi emrin, duke e bërë @onrecordsofficial.

Sa ishte në emër të Rinës, llogaria ka pasur më shumë se 445 mijë ndjekës.

E tani që emri u ndërrua, fansat po ia heqin ndjekjen faqes, duke e lënë vetëm me 435 mijë ndjekës, numër ky që po bie çdo ditë e më shumë.

(Kosova Sot Online)