Selena Gomez e sqaron njëherë e mirë për të gjithë statusin e saj aktual

  • 01 November 2019 - 12:53
Selena Gomez e sqaron njëherë e mirë për të gjithë statusin e saj aktual

Emri i këngëtares së njohur, Selena Gomez është rikthyer sërish në qendër të mediave të huaja. Pas publikimit të dy projekteve muzikore, 27-vjeçarja ka bërë herë pas here deklarata të ndryshme lidhur me historinë e dashurisë me Justin Bieber dhe raportit të tyre. Ndërsa së fundmi me anë të një postimi në ‘Instagram’, Selena ka sqaruar njëherë e mirë për të gjithë statusin e saj aktual.

“Nuk po dal me asnjë. Kam qëndruar vetëm për 2 vite. Jam në kohën e zotit, jo timen”, ka shkruar Selena në postimin e saj të fundit në ‘Instastory’.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë disa ditë më parë, Gomez ka pohuar se lidhja me Justin ka qenë toksike dhe se me kalimin e kohës ka preferuar që të gjejë një partner i cili i fal qetësi dhe dashurinë që meriton.

(Kosova Sot Online)