Naser Berisha lanson klipin e këngës “Do të dua dikur”

  • 01 November 2019 - 20:43
Naser Berisha lanson klipin e këngës “Do të dua dikur”

“Do të dua dikur” titullohet kënga më e re e këngëtarit të mirënjohur, Naser Berisha, të cilën e ka sjellë para admiruesve të muzikës së tij.

Autori i shumë hiteve e ka kompletuar edhe nga ana vizuale projektin e ri muzikor.

Vet Naser Berisha e ka shkruar tekstin dhe është kujdesur për muzikën e këngës së re. Ai njëherësh e ka bërë edhe orkestrimin.

Për pjesën e kitarës është angazhuar Reshat Beqiri, ndërsa për xhirimin e videoklipit të këngës “Do të dua dikur” është kujdesur Bug Production.

Është një pop-rok baladë që vjen me një interpretim shumë të mirë nga këngëtari dhe pritet të pëlqehet nga fansat e tij.

(Kosova Sot Online)