Dua Lipa befason fansin 8-vjeçar; dëgjon i pari këngën e re

  • 01 November 2019 - 22:33
Dua Lipa befason fansin 8-vjeçar; dëgjon i pari këngën e re

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka arritur të surprizojë së fundmi një fans të vogël.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në BBC Radio One, Dua zgjodhi që një djalë 8-vjeçar, i quajtur Sam, të dëgjonte për herë të parë këngën e saj më të re, me titull “Don’t Start Now”.

“Mendoj se është absolutisht e shkëlqyer! Më pëlqen shumë! Unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song’”-tha Sam në transmetim të drejtpërdrejtë radiofonik, duke iu referuar këngës së publikuar në janar të këtij viti.

Tejet e qeshur për komentin e sinqertë të djaloshit 8-vjeçar, Dua Lipa u shpreh se ndjehej vërtetë e lumtur që projekti i saj më i fundit muzikor u dëgjua pikërisht nga ai.

(Kosova Sot Online)