Bruno feston ditëlindjen, Flori i bën dedikimin e veçantë

  • 02 November 2019 - 11:13
Bruno feston ditëlindjen, Flori i bën dedikimin e veçantë

Ditën e sotme, këngëtari i njohur i “ThreeDots” Bruno feston ditëlindjen. Në mesin e shumë urimeve, ai që ka marrë vëmendjen ka qenë urimi i bashkëpunëtori dhe mikut të ngushtë, Flor Mumajesit. Kantautori i njohur publikoi një pjesë coveri të kënduar nga Bruno dhe i dedikoi disa fjalë mjaft të veçanta.

“Gëzuar ditëlindjen, u rrite tani dhe pse për vëllezërit e tu gjithmonë do mbetesh më i vogli”, shkruan Flori. Dy këngëtarët janë nga më të pëlqyerit dhe bashkë numërojnë shumë bashkëpunime të suksesshme.

(Kosova Sot Online)