E ka fajin nuri i shtatzënisë! Fatma shkëlqen me barkun e rrumbullakosur

  • 02 November 2019 - 14:22
E ka fajin nuri i shtatzënisë! Fatma shkëlqen me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja shqiptare Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, dhanë pak kohë më parë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël.

Ata ndanë një foto në profilet e tyre në Instagram, ku kishin pozuar me ekon e bebushit. Çifti zbuloi gjithashtu se është në pritje të një vogëlushi që shumë shpejt do të vijënë jetë.

Tashmë mami Fatma nuk fshihet më dhe ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur. Në një event e ftuar bashkë me partnerin, moderatorja shkëlqen e veshur me një fustan të bardhë.

E sigurt që përgjegjës për këtë pamje rrëzëllitëse është nuri i shtatzënisë që e tregon mjaft në formë moderatoren.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on

(Kosova Sot Online)