Ava Max fiton një çmim të rëndësishëm në ‘MTV EMA 2019’

  • 04 November 2019 - 08:18
Ava Max fiton një çmim të rëndësishëm në ‘MTV EMA 2019’

Ava Max krahas interpretimit të shkëlqyeshëm është dekoruar edhe me një çmim.

Ava Max ishte një nga këngëtaret shqiptare të nominuara për disa çmime në ‘MTV EMA 2019’, dhe mundi i saj gjatë këtij viti u shpërblye me një çmim

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ishte e nominuar për dy çmime atë të ‘artistes së re më të mirë’ dhe ‘depërtimin e vitit’ dhe nga këto dy nomine doli fituese në ‘depërtimin e vitit’.

Krahas çmimit të fituar Ava ishte ftuar për të zbavitur të pranishmit edhe me një performancë, ashtu siç bëri edhe Dua, Max shkëlqeu edhe me paraqitje.

(Kosova Sot Online)