Dua Lipa hapi MTV EMAs me veshjen më ekstravagante dhe Anwar ishte aty për t’i dhuruar puthje në publik

  • 04 November 2019 - 10:49
Dua Lipa hapi MTV EMAs me veshjen më ekstravagante dhe Anwar ishte aty për t’i dhuruar puthje në publik

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ishte përzgjedhur për të hapur një nga eventet më të mëdha të vitit në muzikë, MTV EMA, që u mbajt në Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitës FIBES, në Spanjë, të dielën.

Këngëtarja, 24 vjeçe, performoi këngën më të re “Don’t start now”, dhe u sigurua që të gjithë t’i kishin sytë te ajo me veshjen mjaft ekstravagante.

Me një rrip që i mbulonte gjoksin dhe të pasmet e ekspozuara, Dua Lipa ia arriti qëllimit duke i vënë zjarrin skenën.

Pas performancës së saj, bukuroshja ndërroi veshje dhe shkoi pranë të dashurit të saj Anwar Hadid i cili e puthi në faqe si për ta përgëzuar për triumfin.

Dua dha dhe një ide për albumin e saj të ri, duke rrëfyer se është një miksim i muzikës së vjetër dhe të disa zhanreve të reja gjithashtu.

Ndërkohë në tapetin e kuq, Dua Lipa kishte një veshje të tretë akoma më moderne edhe pse jo aq e ekspozuar sa në skenë:

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua Lipa News (@lipadailynews) on

(Kosova Sot Online)