Kjo është shqiptarja me të cilën po bashkëpunon Kim Kardashian

  • 06 November 2019 - 08:38
Kjo është shqiptarja me të cilën po bashkëpunon Kim Kardashian

Përveç grimierit Mario Dedivanovic, tani Kim Kardashian ia beson kujdesin për lëkurën e saj një tjetër shqiptareje.

Bëhet fjalë për kosovaren Toksa Husted, një eksperte për kujdesin e lëkurës së fytyrës. Toska ka një qendër estetike të sajën në Amerikë dhe prej vitesh përkujdeset për fytyrat e yjeve më të famshme në Hollywood.

Toska ofron shërbime të veçanta estetike dhe shpesh herë revistat më prestigjioze e bëjnë pjesë të shkrimeve të tyre. Dhe së fundmi edhe Kim Kardashian dhe nëna e saj Kris Jenner, kanë zgjedhur Toskën për përkujdesin e fytyrës së tyre.

(Kosova Sot Online)