Justin Bieber niset në udhëtim i vetëm, fansat spekulojnë se gjendja e tij lidhet me Selena Gomez

  • 07 November 2019 - 12:55
Justin Bieber niset në udhëtim i vetëm, fansat spekulojnë se gjendja e tij lidhet me Selena Gomez

Kënga e fundit që Selena Gomez publikoi, u mësua se ishte një dedikim për ish-partnerin e saj, Justin Bieber. Këngëtarja pohoi në intervista të ndryshme se do donte që 25-vjeçari ta dëgjonte projektin që ajo kishte sjellë me titull ‘Lose You To Love Me’.

Nga ana tjetër Justin ka zgjedhur që të bëjë një udhëtim vetëm, për të pasur mundësinë që të reflektojë. Ai ka ndarë disa foto në llogarinë e tij në ‘Instagram’ nga vendi në të cilin ndodhej, ku ka shtuar se vendosi të udhëtojë për t’u lutur dhe për t’u ndjerë më mirë.

Menjëherë pas këtij postimi, fansat e Gomez kanë komentuar në rrjetet sociale duke theksuar se ky udhëtim lidhet me këngën e fundit që Selena i dedikoi. Ata kanë shkruar se Justin është ndikuar nga ky projekt, ndaj dhe ka vendosur të largohet për pak kohë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

(Kosova Sot Online)