“Normalisht është Stresi”, Kejsi nuk mund të qëndrojë pa e përmendur reperin edhe pas ndarjes

  • 07 November 2019 - 12:59
“Normalisht është Stresi”, Kejsi nuk mund të qëndrojë pa e përmendur reperin edhe pas ndarjes

Ata janë një nga çiftet më të komentuar në rrjet, për shkak të ndarjeve dhe rikthimeve të shpeshta, të cilat kanë tërhequr herë pas here vëmendjen e publikut. Ndonëse u përfolën se ishin ndarë, Stresi pohoi disa javë më parë në ‘Ftesë në 5’ se ishte në një pushim të përkohshëm nga e dashura e tij, Kejsi. Ai shtoi gjithashtu se ndonëse ajo ishte larguar në Kanada, vazhdonin të komunikonin me njëri-tjetrin dhe shpresonte se shumë shpejt gjërat midis tyre do të qetësoheshin.

Nga ana tjetër Kejsi nuk ka qëndruar pa e përmendur reperin edhe në rrjetet e saj sociale. Pak më parë ajo i është përgjigjur disa prej pyetjeve të mbërritura në llogarinë e saj. E pyetur se cila është këngëtarja e preferuar e saj, Kejsi ka pohuar emrin e Kidës. Ndërsa pak më vonë ka ardhur dhe pyetja se cili është artisti mashkull që pëlqen më shumë.

“Hë se e di, të gjithë për këtë përgjigje po prisni kaq shumë. Normalisht është Stresi”, është përgjigjur ajo në postimin në ‘Instastory’.

Ndonëse momentalisht dyshja ndodhen larg njëri-tjetrit dhe nuk dihet se çfarë raporti ruajnë, duket se Kejsi nuk e ka aspak problem ta pohojë publikisht se Stresi është artisti që i pëlqen më shumë.

(Kosova Sot Online)