Butrinti "takon" Rihannën
Butrint Imeri së fundmi ka takuar këngëtaren e famshme – Rihanna.
Por jo të vërtetën, ai e pa atë në figurën e saj prej dylli dhe këtë e dëshmoi përmes disa videove në llogarinë e tij në Instagram.
Këngëtari aktualisht është duke u përgatitur për të nxjerrë një këngë të re të cilën ka disa ditë që e ka paralajmëruar.
Imeri nuk dha shumë detaje rreth projektit i cili do të pasojë bashkëpunimin e tij me Nimo që mblodhi miliona klikime në YouTube.
(Kosova Sot Online)