Godet Mbretëresha: Po vjen koha kur do të fitoj gjyqet kundër hajnave që shkatërrojnë krijimtarinë time

  • 07 November 2019 - 23:32
Godet Mbretëresha: Po vjen koha kur do të fitoj gjyqet kundër hajnave që  shkatërrojnë  krijimtarinë time

Ka vite që e kopjojnë, ia vjedhin këngët si të ishin në bahçe të babës, por mjaft më, kësaj pune defenetivisht i ka ardhur fundi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Mbretëresha e muzikës shqipe Adelina Ismaili, ka reaguar ashpër kundrejt huazimit të mega hitit të saj "Shko n'Rrs", pa asnjë autorizm nga dy këngëtarë shqiptar.


Përmes një postimi, Adelina shkruan, citoj: “Nëse ka një arsye pse po i gëzohem krijimit së qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time”, ka shkruar Adelina në Instagram.

Mediat kanë raportuar se këngëtarët e apostrofuar në këtë rast janë: Albina Kelmendi dhe Taulant Bajraliu, të cilët këngën e Dives e kanë kënduar gjatë një  xhirimi për Vitin e Ri 2020.

Image

 

(Kosova Sot Online)