Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana habit me planet për t’u bërë sërish nënë

  • 08 November 2019 - 08:53
Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana habit me planet për t’u bërë sërish nënë

Loredana është një nga reperet më të njohura, e cila së fundmi u vlerësua me çmimin si artistja më e mirë në Zvicër nga MTV.

Një vit më parë, Loredana u bë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë një vajzë, e cila quhet Hana.

Ndonëse është ndarë nga Mozzik, babai i fëmijës, Loredana po planifikon të bëjë fëmijë të tjerë. “E di çfarë do të thotë të kesh një fëmijë.

Për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme në botë se vajza ime”, ka thënë Loredana gjatë një interviste për mediat gjermane.

“Dua të kem të paktën katër fëmijë. I dua ata. Janë kuptimi i jetës”, ka shtuar reperja.

(Kosova Sot Online)