Klajdi Haruni do të martohet dhe ja çfarë i kërkoi si dhuratë Flori Mumajesit

  • 09 November 2019 - 10:14
Klajdi Haruni do të martohet dhe ja çfarë i kërkoi si dhuratë Flori Mumajesit

Së fundmi kantautori i njohur Flori Mumajesi publikoi këngën e tij më të re ‘ Thjesht t’du’ pas një pauze të gjatë.

 Dhe miku i tij më i mirë Klajdi Haruni pas publikimit të kësaj këngë ka shprehur dëshirën për martesë dhe i kërkon Florit që kjo këngë të jetë kartolina e dasmës së tij.

“Do të doja shumë të ishte kartolina e dasmës sime”, shkruan Klajdi i cili e ka marrë menjëherë përgjigjen e duhur nga Flori:

“E këndon vëllai yt për ty dhe për atë do t’i shkëlqej sytë”.

Klajdi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por para pak ditësh la të kuptohej se zemra e tij ishte e zënë.

I ftuar bashkë me Brunon në “Klanifornia”, Klajdi pranoi publikisht se i rreh zemra për një vajzë dhe me sa duket, gjërat qenkan serioze.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klajdi Haruni (@klajdiharuni) on

(Kosova Sot Online)