Emina Çunmulaj e veshur me bikini dhe pa makiazh, thumbon vajzat e showbizit

  • 09 November 2019 - 10:41
Emina Çunmulaj e veshur me bikini dhe pa makiazh, thumbon vajzat e showbizit

Emina Çunmulaj është një nga modelet më të njohura e të suksesshme shqiptare, e cila vite më parë u largua drejt SHBA-së.

Ajo tashmë është e martuar me një nga biznesmenët më të pasur, Sam Nazarian dhe gjithashtu janë prindër të dy vajzave.

Emina ndan shpesh me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Dhe ditën e djeshme modelja ka publikuar një foto të sajën ku shfaqet me bikini dhe pa makiazh duke lënë të gjithë ndjekësit e sja pa fjalë me linjat perfekte të saja.

“100% origjinale”, shkruan modelja krah fotos .

Emina ka marrë shumë komente pozitive dhe shumë nga fansat e kanë komplimentuar për faktin që shfaqet gjithnjë reale e nuk është tunduar nga operacionet plastike.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

(Kosova Sot Online)