Kanye West e ka vendosur, në 2024 do të kandidojë për president

  • 09 November 2019 - 13:34
Kanye West e ka vendosur, në 2024 do të kandidojë për president

Kanye West është i vendosur për të kandiduar për postin e presidentit të SHBA-ve në vitin 2024 dhe duket se ai është gati për të nisur rrugëtimin në Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë për “Fast Company’s Innovation Festival”, reperi ka treguar se ai mund të ndryshojë edhe emrin e tij për t’u bërë president. “Kur njerëzit thonë se është budallallëk ta quash veten miliarder, unë them se mund ta ndryshoj emrin tim në Miliarderi Gjeni Kristian Kanye West për një vit derisa të kuptoni saktësisht se çfarë është.

Do të jetë në targë”, ka thënë Kanye. West ka shtuar se nëse do të zgjidhej si president do të krijonte shumë vende pune. “Unë nuk do të vrapoj do të ecë. Ata po thonë se Kanye është i çmendur, një në tre afrikano-amerikanë ndodhen në burg dhe gjithë personazhet e famshëm janë në burg, sepse ata nuk mund të thonë asgjë, sepse janë shumë të frikësuar”, ka shtuar reperi. Kanye ka shumë vite që planifikonin të garojë për president, sepse këtë gjë ai e ka shprehur që në MTV VMA në vitin 2015. 

(Kosova Sot Online)