Dafina&Tafili publikojnë këngën 'Mos u largo' dhe festojnë ditëlindje

  • 10 November 2019 - 19:22
Dafina&Tafili publikojnë këngën 'Mos u largo' dhe festojnë ditëlindje

Çifti më i ri i estradës shqiptare Dafina Dauti&Tafil Kurtishi, kanë publikuar këngën e tyre më të re në duet, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Mos u largo", mban titullin kënga më e re, e cila në të vërtetë, është një ripërpunim i këngës interpretuar dikur nga këngëtari Bujar Qamili.

Premierë:

Mirëpo festa nuk mbaron këtu, pasi sot Tafa feston ditëlindjen dhe me këtë rast Dafina e ka uruar me fjalët më të ëmbëla.

Dashni, shpirt je gjithçka e mirë n,këtë bote ti për mua, është e pa mundur me përshkru se çka ndi për ty drita e shpirtit tem urime ditlindjen, të uroj çdo të mirë në jetë ashtu siq je i mirë edhe ti vetë.
Nejse kur m,bon nervoz kaniher nuk di qka t,kisha bo amo hajt po t,lo se po thom është hala i vogel, ti uroj 100 vite po normal bashk me mu se vetë s'kishe jetu as ti , t,du ë veq ishalla prej këtij momenti ndryshon se kryt e ki teper, pak hajgare, t’du kshtu qysh je dhe do t'du gjithë jetën.

(Kosova Sot Online)