Eneda Tarifa godet me interpretimin e këngës 'Ma zgjatë dorën'

  • 11 nëntor 2019 - 15:38
Eneda Tarifa godet me interpretimin e këngës 'Ma zgjatë dorën'

Mbrëmë këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa, shkëlqeu me interpretimin e këngës "Ma zgjatë dorën", projekt ky pretendent për ta fituar Festivalin e "Këngës Magjike" 2019, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë projekt, këngëtarja ka deklaruar se e ka dashuruar që në notën e parë, e të cilën me përkushtim e ka punuar kush tjetër veçse Florit.

Dje u prezantua në Kënga Magjike, një projekt i punuar me ndjenjë dhe përkushtim nga Flori, të cilin ma besoi e të cilin e dashurova që në notën e parë. E zgjata dorën për ta kënduar e për ta shtënë në djepin e shpirtit tim, për t’ja u dhuruar pa kushte... sepse dashuria kështu e do, ka shkruar këngëtarja.


(Kosova Sot Online)