Aktori turk habit me pamjen, ka shtuar shumë kilogramë

  • 12 November 2019 - 13:58
Aktori turk habit me pamjen, ka shtuar shumë kilogramë

Çagatay Ulusoy është ndër aktorët më të dashur, i cili me rolin e tij si ‘Baris’ në filmin “Delibal”, apo ‘Sarp’ në serialin “I Infiltruari” rrëmbeu zemrat e çdo shikuesi.

Nga ajo periudhë karriera e tij është vetëm në ngritje dhe së fundmi aktori i ka hapur derën  suksesit botëror. 

Mirëpo së fundmi është publikuar një foto e tij ku ai shihet tërësisht i transformuar.

 Mediat turke shkruajnë se fansat janë shokuar kur kanë parë këtë ndryshim të Sarpit i cili thuajse nuk njihet fare.

 Shumë nga fansa të tij janë shprehur se aktori është transformuar për rolin e tij.

Aktori është fotografuar në qytetin turk Kirklareli ku po xhiron filmin e ri. 

(Kosova Sot Online)