Rrëfehet Angela Martini: Njerka s’më donte, babai s’më besonte

  • 13 nëntor 2019 - 10:18
Rrëfehet Angela Martini: Njerka s’më donte, babai s’më besonte

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka qenë e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”, ku ndër të tjera foli edhe për fëmijërinë e saj.

Ajo tregoi se është larguar nga Shqipëria që në moshën 10-vjeçare dhe fillimisht ka jetuar në Zvicër.

Më tej, Angela rrëfeu edhe dramën që ka përjetuar në familje, ku njerka nuk e donte dhe bënte mashtrime dhe shpikje.

Modelja zbuloi se këtë gjë e mbajti të fshehtë për vite me rradhë, pasi edhe babai s’e besonte.

Ajo tha;

“Njerka nuk më donte. Jo vetëm tek ngrohtësia, por mashtrimet, shpikjet. Babai nuk më besonte në fillim edhe atëherë unë e lashë këtë punë dhe e kam mbajtur sekret derisa jam bërë 18 vjeçe derisa ja tregova nënës sime”.

Modelja theksoi se lëvizja e saj nga Shkodra për në Zvicër, ka qenë një nga momentet më të vështira që ka përjetuar në jetën e saj.

(Kosova Sot Online)