Pas shumë vështirësive, Demi Lovato bën publike lidhjen me sportistin e njohur

  • 13 November 2019 - 11:14
Pas shumë vështirësive, Demi Lovato bën publike lidhjen me sportistin e njohur

Artistja e njohur, Demi Lovato pas shumë problemeve shëndetësore, duket se ka marrë veten dhe tani i është kthyer normalitetit. Që pas rikuperimit të saj, ajo po shijon jetën si asnjëherë më parë e madje tani ka nisur një histori dashurie me sportisin e njohur të basebollit. Këtë gjë e kanë zbuluar vetë ata me anë të një publikimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka bërë zyrtare lidhjen me Austin Wilson në mënyrën më të papritur. Demi ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet mjaft e dashuruar më Austin dhe foton e shoqëron me shkrimin: “Dashuria ime”. Rreth një orë më vonë, edhe Austin ka bërë të njëjtën gjë dhe tani ata janë çifti më i ri i showbiz-it.

(Kosova Sot Online)