Këngëtari i famshëm bën rrëfimin shokues: “Kam menduar të vras veten”!

  • 13 November 2019 - 12:20
Këngëtari i famshëm bën rrëfimin shokues: “Kam menduar të vras veten”!

Liam Payne ka shokuar fansat me deklaratën e tij më të fundit!

Këngëtari ka thënë se dikur pasur mendime që e shtynin drejt vetëvrasjes dhe është shprehur se është me fat që është akoma gjallë.

26-vjeçari foli për shëndetin e tij mendor në “Straight Talking” me Ant Middleton të martën në mbrëmje, ku u hap edhe për famën, lidhjen e tij me Cheryl dhe djalin e tyre 2-vjeçar Bear, si dhe kohën që kaloi me One Direction.

Kur u pyet për momentet e tij “më të errëta”, Liam tha: “Fama është si të kesh një krizë të çuditshme në mes të jetës. Unë jam me fat që jam këtu”.

“Ka raste kur niveli i vetmisë dhe njerëzit hyjnë brenda teje aq shpesh çdo ditë … saqë pothuajse më kanë vrarë disa herë”.

“Kam qenë në një vend mjaft të keq. E kam pasur në menu (vetëvrasjen) disa herë gjatë jetës sime. Jam me fat që kam njerëz të mirë rreth meje”, u shpreh këngëtari.

Fatmirësisht sot, Liam dukej më i lumtur me kapitullin e ri që ka hapur në jetën e tij, pas ndarjes nga Cheryl.

(Kosova Sot Online)