Nuk do të divorcohet me Norën, Robert Berisha tregon përse

  • 14 November 2019 - 12:18
Nuk do të divorcohet me Norën, Robert Berisha tregon përse

Në intervistën e tij të fundit për "Glamour Zone", këngëtari Robert Berisha, foli për martesën me Nora Istrefin.

Ndër të tjera, ai u pyet nga moderatorja, mbi arsyen përse ende nuk ka nisur procedurat e divorcit nga Istrefi, por duket se mes çiftit mund të ketë një rikthim.

‘Më bën përshtypje fakti, që jeni ndarë, por në divorc ende nuk ka arritur. Nuk keni finalizuar gje. Kjo është çështje neglizhence? Apo mund të ketë një derë rikthimi?’ ishte pyetja e gazetares.

‘Ne nuk jemi ndarë. Ne nuk jemi bashkë! Ne nuk jemi nga ata çifte që i bëjmë gjërat me inat. Çfarëdo që shkruhet nëpër portale, nuk ka të bëjë me ne. E vërteta qëndron diku tjetër. Është personale. Por siç the edhe ti, mund të ketë një derë për rikthim. Pauzat janë shumë të mira. E sheh ku je, ku s'je’ u shpreh Roberti. 

‘Por kjo nuk është pauza juaj e parë. Dhe po më thua që mbase nuk do të jetë e fundit?’ ishte pyetja tjetër e drejtuar nga gazetarja.

‘E vërtetë!’ u përgjigj Roberit i cili  me përgjigjen e tij ka lënë një derë të hapur për rikthmin me Norën.

(Kosova Sot Online)