Nora Istrefi shkëlqen sërish me dukjen e saj

  • 15 November 2019 - 17:43
Nora Istrefi shkëlqen sërish me dukjen e saj

Secilën herë që publikon fotografi në profilet e saja, Nora Istrefi arrin të tërheqë vëmendjen e fansave dhe faqeve rozë.

Krahas hiteve të shumta gjatë karrierës së saj të gjatë, këngëtarja është e njohur edhe për kujdesin që i kushton dukjes së saj.

Bukuroshja e skenës numëron afro një milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku shpërndan fotografi që vënë në plan të parë dukjen e saj.

Jemi mësuar thuajse me çdo pozë të sajën, Nora arrin të mahnitë, ashtu që nuk ka bërë përjashtim as kësaj radhe.

Përmes një fotografie që e ka publikuar të premten, këngëtarja ka treguar se nuk duhet të ekspozohet për t’u dukur bukur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

(Kosova Sot Online)