Bella Hadid flet për luftën e vështirë me depresionin: Qaja gjatë gjithë ditës

  • 16 November 2019 - 11:16
Bella Hadid flet për luftën e vështirë me depresionin: Qaja gjatë gjithë ditës

Mbrëmjen e djeshme Bella Hadid ka qenë e pranishme në ‘Vogue Fashion Festival’ në Paris. Modelja e njohur ka treguar se për vite me radhë nuk është ndjerë e sigurt në skenë, por vetëm Rihanna e ka ndihmuar të ndihet e bukur në pasarelë. “Rihanna është e mrekullueshme. Për mua, ajo ishte hera e parë që unë u ndjeva me të vërtetë e bukur në një pasarelë. Sepse në fillim kur mora pjesë tek ‘Fenty’, isha duke u marr edhe me spektakle të tjera veshjesh dhe asnjëherë nuk jam ndjerë më e fuqishme në pasarelë se sa me të brendshmet e markës së saj”, ka thënë Bella.

Ndër të tjera modelja ka folur edhe për problemet e saj me shëndetin mendor, për luftën kundër depresionit. “Kam pasur shumë probleme me shëndetin pak vite më parë. Ndihem fajtore që ndonjëherë bie në depresion edhe pse kam mundësi për të bërë një jetë të mrekullueshme dhe që më jepen shumë shanse. Nuk ka sens. Unë qaja çdo mëngjes, gjatë pushimit të drekës, qaja para se të flija.

Isha shumë e pastabilizuar emocionalisht kur punoja 14 orë në ditë për 4 muaj me radhë kur isha 18 vjeçe. Mendoj se kisha nevojë të merrja pak frymë”, ka treguar Hadid. Modelja ka shtuar se flet gjithmonë për betejat e saj me shëndetin, pasi dëshiron të ndihmojë të tjerët që kanë të njëjtat probleme që ka pasur edhe ajo më parë. Bella Hadid ka treguar edhe herë të tjera se sa e vështirë ka qenë për të të luftojë depresionin, por sot ja ka arritur qëllimit dhe ndihet më mirë me veten.

(Kosova Sot Online)