Mario tregon çfarë i ndodhi kur harroi ditëlindjen e nënës së tij

  • 16 November 2019 - 11:37
Mario tregon çfarë i ndodhi kur harroi ditëlindjen e nënës së tij

Grimieri i njohur me origjinë shqiptare, Mario ka treguar se çfarë i ndodhi kur harroi të uronte nënën e tij për ditëlindje!

Përmes një urimi për të shtrenjtën e tij në Instagram, Mario rrëfen se sot kishte harruar që e ëma festonte ditëlindjen dhe kur e kuptoi këtë e telefonoi menjëherë.

Por nëna e tij ashtu si çdo nënë shqiptare nisi ta pyeste nëse kishte nevojë për të, për t’i larë rrobat apo për ta ndihmuar me valixhet:

Ja urimi me të cilin zgjodhi Mario të uronte të ëmën:

“Gëzuar ditëlindjen gjithçkaja ime. I vetmi njeri që kupton zemrën time dhe kjo sepse kemi të njëjtën. Çdo natë para se të fle, unë marrë një mesazh nga ajo që më shkruan: ‘natën e mirë, të dua’ dhe çdo mëngjes është e njëjta histori.

S’ka rëndësi në ç’cep të botës ndodhem, mesazhi i saj është aty. Sot, unë harrova që është ditëlindja e saj dhe kur pashë datën e mora për t’i kënduar këngën. Çfarë bëri ajo? Më pyeti nëse kisha nevojë të vinte për të më larë rrobat apo të më ndihmonte me valixhet për udhëtimin e radhës. Do të isha i humbur pa ty. Të dua shumë!”- shkruan Mario, në foton ku shfaqet me të ëmën.

(Kosova Sot Online)