Së shpejti do të bëhet nënë, aktorja e njohur publikon foto me barkun e rrumbullakosur për ditëlindje

  • 16 November 2019 - 13:44
Së shpejti do të bëhet nënë, aktorja e njohur publikon foto me barkun e rrumbullakosur për ditëlindje

Në korrik Anne Hathaway zbuloi se ishte shtatzënë për herë të dytë përmes një fotografie bardh e zi. Së fundmi aktorja ka publikuar një imazh me rastin e 37-vjetorit të lindjes dhe në të dallohet barku që i është rritur. “Po ndjej shumë dashuri këtë javë të ditëlindjes.

Dua t’ju falenderoj të gjithëve për lulet, librat, çokollatat, kartolinat, kristalet dhe për çdo dhuratë tjetër dhe më e rëndësishmja dua të falenderoj Zotin që i kam flokët në ditën më të mirë të tyre”, ka shkruar aktorja bashkangjitur fotos së saj.

(Kosova Sot Online)