Shumë shpejt do të martohen, Alex zbulon të tjera detaje për dasmën me Jennifer

  • 16 November 2019 - 14:08
Shumë shpejt do të martohen, Alex zbulon të tjera detaje për dasmën me Jennifer

Alex Rodriguez i propozoi për martesë Jennifer Lopez në muajin mars dhe pritet që së shpejti ata të kurorëzojnë dashurinë e tyre. I ftuar së fundmi në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Alex zbuloi të tjera detaje për planet e martesës.

Ai tregoi se ende nuk kanë zgjedhur vendin ku do organizojnë dasmën dhe në atë moment Jimmy Fallon i dha një ide. Duke qenë se Jennifer do të performojë në “Super Bowl”, drejtuesi i emisionit u përpoq të bindte Rodriguez që ata të martohen atë ditë para gjithë syve të publikut.

(Kosova Sot Online)