Çfarë ka shkruar revista e njohur për lidhjen e ngushtë të Rita Orës me Kosovën?

  • 18 November 2019 - 08:59
Çfarë ka shkruar revista e njohur për lidhjen e ngushtë të Rita Orës me Kosovën?

Revista “Borgen” së fundmi ka shkruajtur një artikull lidhur me kontributin e Rita Orës dhe përpjekjet e saj që shteti i Kosovës të njihet nga e gjithë bota.

Këngëtarja i ka treguar shpesh përpjekjet që ka bërë për t’i ardhur në ndihmë vendit të saj. Ajo madje ka dhuruar një shumë të konsiderueshme parash në ndihmë të kauzës që mbron.

“Borgen”, ka shkruajtur mbi jetën e Ritës para famës dhe bashkëpunimin e saj me ‘UNICEF’.
Ky programi punon për të mbledhur fonde për shëndetin, arsimin dhe zhvillimin e fëmijëve, veçanërisht në komunitetet e varfëra.

Gjatë vitit 2019 ajo mblodhi më shumë se 10 milionë dollarë për fëmijët.

Revista e ka përfunduar artikullin duke thënë se Rita gjithmonë ka kontribuar për vendin e saj, pasi lidhja e saj me Kosovën dhe Shqipërinë është shumë e fortë.

(Kosova Sot Online)