Pas suksesit të ‘Dhelpër dinake’, Mozzik së shpejti me një projekt të ri muzikor

  • 18 November 2019 - 12:31
Pas suksesit të ‘Dhelpër dinake’, Mozzik së shpejti me një projekt të ri muzikor

Prej disa javësh, reperi i njohur, Mozzik ka qenë tepër i komentuar, si në jetën profesionale ashtu edhe në atë private.

Pas publikimit të këngës së tij të fundit, “Dhelpër Dinake”, e cila u mendua se ishte një dedikim për ish-partneren e tij, reperi zbuloi me anë të një publikimi në “Instagran”, se shumë shpejt do të sjellë projektin e ri muzikor.

“S’kom qarre pa e djeg lojën edhe niher n’Dhjetor. Kështu që e kom 1 surprizë t’madhe për juve”, shkruan ai bashkangjitur fotos ku shihet i veshur i gjithi me të zeza.

Mesa duket reperi po përgatit një këngë të re në bashkëpunim me ‘2euromusic’, e cila do të publikohet në muajin dhjetor.

(Kosova Sot Online)