Shkurte Fejza sot ka festë - kështu e uron Hajrushi

  • 18 November 2019 - 15:28
Shkurte Fejza sot ka festë - kështu e uron Hajrushi

Tash e sa dekada në skenë, qindra koncerte, shumë albume e këngë të cilat ndër vite u pëlqyen, për të mos u harruar kurrë interpretimi magjik i Mbretëreshës së muzikës popullore Shkurte Fejzës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shkurte Fejza (@shkurte.fejza) on

Pikërisht sot këngëtarja feston Ditëlindjen dhe mbush plot 58 pranvera,  e në mesin e shumë urimeve e dhuratave, asesi nuk ka munguar urimi i bashkëshortit të saj Hajrushit, i cili e ka uruar bashkëshorten me fjalët më të përzemërta: 

U bënë 40 vite që e festojmë bashkë këtë datë, 18 Nëntori është dita më e veçantë edhe për ne që të kemi e dashura e jonë. E falenderoj Zotin dhe i lutem në ditëlindjen tënde që të dhuron edhe shumë e shumë vite të lumtura me plot shëndet.
,,Mbijetesa “ kjo pikturë e piktorit akademik Refki Gallopenit të mori vëmendjen në ekspozitën e fundit dhe vendosa që kjo është dhurata për ditëlindjen tënde.

Image

(Kosova Sot Online)