Selena Gomez sapo pohoi se ja shpif fakti se çfarë mendojnë njerëzit për të dhe Bella Hadid

  • 19 November 2019 - 09:49
Selena Gomez sapo pohoi se ja shpif fakti se çfarë mendojnë njerëzit për të dhe Bella Hadid

Pak ditë më parë Selena Gomez dhe Bella Hadid treguan për të gjithë ndjekësit e tyre se tashmë çdo konflikt i tyre ka mbetur pas në të shkuarën, kjo sepse 27-vjeçarja vendosi ta ndiqte sërish në ‘Instagram’ modelen e njohur.

Pas këtij momenti Gomez nuk ngurroi të komentojë në një prej fotove të publikuara nga Bella, duke i shkruar se ndriçonte. Ajo çfarë i bëri përshtypje të gjithëve ishte fakti se fill pas këtij momenti, Hadid vendosi ta fshijë foton nga llogaria e saj në rrjetet sociale.

Fansat kanë nisur menjëherë të mendojnë se ky vendim lidhet me komentin e këngëtares, duke shkruar një sërë opinionesh në rrjetin social të ‘Twitter’. Pas këtyre postimeve, nuk ka munguar dhe reagimi i Selenës, e cila është shprehur se gjithë ky negativitet ia ka shpifur.

Mesa duket artistja është habitur nga këto reagime dhe i ka treguar dhe njëherë të gjithëve se fshirja e fotos nuk lidhet me të. Megjithatë kujtojmë se ndonëse Selena e ndjek, Bella ka vendosur ta lërë edhe për disa kohë të presë.

(Kosova Sot Online)