Kastriot Tusha i drejtohet Ardit Gjebreas: “Prita një ftesë nga ti për të kënduar himnin në stadium, por…”

  • 19 November 2019 - 10:02
Kastriot Tusha i drejtohet Ardit Gjebreas: “Prita një ftesë nga ti për të kënduar himnin në stadium, por…”

Ardit Gjebrea ishte organizatori i performancës fantastike në ceremoninë hapëse të stadiumit të ri kombëtar, para fillimit të ndeshjes me Francën të dielën.

Në mesin e artistëve që performuan ishte Juliana Pasha, e cila këndoi me mjaft emocion himnin kombëtar.

Por një artist shqiptar tepër i njohur, ka shprehur dëshirën e madhe që të ishte në vend të Julianës dhe ai është Kastriot Tusha.

Ky i fundit, është shprehur sot në “Procesin Sportiv” se e priste një ftesë nga Ardit Gjebrea dhe se performancën e himnit e priste ndryshe:

“E prita një ftesë nga Ardit Gjebrea, për të kënduar himnin kombëtar në stadium sepse mora vesh që ai ishte organizatori. Po mesa duket ai nuk e pa të arsyeshme.

Gjithsesi edhe Juliana Pasha bëri një performancë të shkëlqyer. Por duhet thënë se himni është diçka emocionuese. Duhet të të motivojë. Kur këndoja himnin më parë, ktheja kokën nga futbollistët. Ndoshta s’dinin të gjitha fjalët, por ama nxirrnin disa zanore.

Unë e kisha imagjinuar ndryshe. Me 10 tenorë”, u shpreh tenori shqiptar i cili këndoi live himnin shqiptar më hapjen e emisionit të “Procesit Sportiv”.

Image

Manushi e “qetësoi” disi Kastriotin duke i thënë se do të ketë shumë mundësi të tjera për të kënduar himnin, megjithatë Ilda Bejleri nuk ishte e këtij mendimi:

“Kastrioti e ka kënduar gjithnjë himnin dhe mos ta këndojë në përurimin e stadiumit të ri, ka mëse të drejtë”, u shpreh moderatorja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#repost @endrivrapi ë #beststadium #newface #fshf #goodluck #albania ë

A post shared by Juliana Pasha (@julianapasha) on

(Kosova Sot Online)