Grimeri shqiptar e pranon për herë të parë me lot në sy: Jam gay

  • 19 nëntor 2019 - 15:55
Grimeri shqiptar e pranon për herë të parë me lot në sy: Jam gay

Mario Dedivanovic e ka pranuar për publikun se është gej.

Grimeri shqiptar i njohur për punën e tij në gjithë botën, e njëkohësisht edhe grimeri personal i Kim Kardashian, ka pranuar se është gej në një event në Amerikë.

Mario Dedivanoviç me lot në sy ka deklaruar publikisht se është gej në fjalimin e mbajtur pasi mori çmimin “American Influencer Award”, i shoqëruar nga Kim Kardashian.

“Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve“, u shpreh Mario.

Mamaja i kishte kërkuar herë pas here Marios të hiqte dorë, por ai ishte i vendosur.

(Kosova Sot Online)