E gjykoi për Foton-n që hodhi pas vdekjes së të atit, Big Mama i kthehet keq komentueses

  • 20 November 2019 - 12:06
E gjykoi për Foton-n që hodhi pas vdekjes së të atit, Big Mama i kthehet keq komentueses

Ditë më parë këngëtaraj e njohur Big Mama ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmin e hidhur për të atin.

Babai i saj ndërroi jetë dhe kjo për këngëtaren dhe familjen e saj ka qënë shumë e rëndë.

Por sigurisht me profesionin që ka Big Mama nuk ka qëndruar gjatë për të marrë veten dhe udhëtoi  drejt Afrikës.  

Nga aty ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke shijuar natyrën e veçantë me një veshje të përshtatshme për motin.

Kjo foto ka marrë vëmendjen e një ndjekësi, që e gjykon për foton, pasi asaj sapo i ka ndërruar jetë i ati.

“Sdua të të ofendoj e as të të përfshihem në jetën personale. Ama tani sa të ka vdekur babai dhe ti poston kështu fotosh sikur të mos kishte ndodhur gjë. E di që të vret normale se e ke baba, por nuk mund të postosh kështu fotosh, të paktën pritë 1 muaj”, i shkruan një komentuese.

Këto fjalë duket se e kanë prekur këngëtaren, e cila i ka dhënë një përgjigje të gjatë.

“Po mendohem a met kthy përgjigje, por po harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme.

Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mundet me t’u dhimb baba jem më shumë se mu. E dyta zijen qysh e mbaj e di vetëm unë, ty hiq mos të të hyjë në punë. E treta, baba jem e ka dashur artin dhe këtë e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lanë që kur t’vdes ditën e tretë ki me dal me këndu në tv ki me kesh para publikut”, shkruan Big Mama ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)