Christiano Ronaldo është martuar në fshehtësi me Georginën në Marok?!

  • 20 November 2019 - 13:48
Christiano Ronaldo është martuar në fshehtësi me Georginën në Marok?!

‘Burri im’ kanë qënë ky togfjalësh të thëna nga Georgina  për të ‘shpërthyer bombën’ në rrjetet sociale.

Këto fjalë të thëna nga Georgina kanë konfirmuar lajmin që kishte ditë që qarkullonte që sulmuesi i Juves është martuar në fshehtësi të plotë me një ceremoni të blinduar në Marok me bukuroshen argjentinase.

Ky lajm është publikuar për herë të parë nga revista e përjavshme ‘ Novella 2000’.

Më pas kjo e përjavshme ka shkruajtur që të gjithë ceremoninë e dasmës së sulmuesit të Juves e ka organizuar miku dhe miliardieri maroken Badr Hari, kampion i kikboksit.

Vendmi për tu martuar po sipas ‘Novella 2000’ thuhet se erdhi pas pjesmarrjes së tyre në EMA MTVs, European Music Awards dhe shkak ishte xhelozia e Georginës për  Rita Pereirën  e lexoni këtu. 

Po pse u organizua gjithçka në fshehtësi?

Arsyeja do të kishte një emër dhe një mbiemër, Dolores Aveiro, nëna e Cristiano.

Dolores është gruaja më e rëndësishme në jetën e Ronaldos, siç theksohet vazhdimisht nga vetë portugezi.

Ajo ka punuar shumë për të mbajtur atë dhe fëmijët e tij të tjerë.

Ndoshta për të shmangur dhe ndonjë moment xhelozie nga ana e saj pasi  ky mund të ishte një lajm i mirë për Dolores, por deri në një pikë të caktuar.

Për të konfirmuar dhe më tej lajmin e dasmës një mik shumë i afërt me çiftin është shprehur për ‘Novella 2000’ :

'Unë e kisha kuptuar këtë gjë që në 29 gusht të këtij vitit që kaloi pasi atë ditë Cristiano shkoi në Maden në zyrën e tij legale dhe ndryshoi testamentin duke përfshirë dhe Georginën. Para kësaj date të gjithë pasuritë e tij menaxhoheshin nga e ëma e tij po atë ditë ai ndryshoi disa nga dispozitat e testamentit duke përfshirë dhe Georginën’.

(Kosova Sot Online)