U përfol për ndarjen nga djali i Jozefina Topallit! Reagimi më i fundit i Eva Muratit del jashtë parashikimeve

  • 21 November 2019 - 14:23
U përfol për ndarjen nga djali i Jozefina Topallit! Reagimi më i fundit i Eva Muratit del jashtë parashikimeve

Në media qarkullojnë shpesh thashetheme se moderatorja e njohur Eva Murati dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Moderatorja është kujdesur ta ruajë shumë hermetike jetën e saj private duke mos folur as në intervista për këtë pjesë e duke shtuar kështu dyshimet.

Mirëpo, vetëm së fundmi, Eva ka vendosur t’iu tregojë të gjithëve si qëndron e vërteta e lidhjes së tyre: në janë ndarë apo jo. Moderatorja ka vendosur në statusin e saj të facebook-ut “në një lidhje” duke treguar se nuk është ndarë nga Genari.

Dyshja janë bashkë që nga viti 2013. Tani që Eva i qartësoi gjërat, thashethemet për ndarje u hodhën poshtë.

(Kosova Sot Online)