Zayn dhe Gigi po flasin sërish mes vete, a do pajtohet ish çifti?

  • 21 November 2019 - 14:26
Zayn dhe Gigi po flasin sërish mes vete, a do pajtohet ish çifti?

Kanë qenë një nga çiftet më të mira të showbizit botëror.

Zayn Malik dhe Gigi Hadid i kanë ndarë rrugët e tyre, por, mes dyshes prapë ka filluar një formë komunikimi, shkruan ET.

Një burim i ka thënë ET-së se ata fillimisht po flasin si shokë, e jo për t’u rikthyer përsëri bashkë.

"Të dy kanë vazhduar të flasin dhe ta mbështesin njëri-tjetrin që nga ndarja e tyre, por ata nuk po takohen ose flasin më ashtu si çift, thjesht janë miq”. "Zayn dhe Gigi kanë një marrëdhënie të veçantë, respektojnë njëri-tjetrin dhe duan atë që është më e mira për njëri-tjetrin. Ata nuk e dinë se çfarë mban e ardhmja, por tani për tani nuk janë ata si çift” thotë burimi.

Kujtojmë se kur ata u ndanë Zayn mori rrobat personale dhe iku, ndërsa, Gigi nuk reagoi pasi e kuptoi se vetëm Zayn mund ta ndihmojë veten.

(Kosova Sot Online)