“Grammy Awards” këtë vit pa nominime për vajzat shqiptare

  • 22 nëntor 2019 - 13:00
“Grammy Awards” këtë vit pa nominime për vajzat shqiptare

Gjatë të mërkurës së kaluar u shpall lista e plotë e nominimeve për çmimet Grammy.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha dhe këngëtarja e famshme amerikane Alicia Keys ishin ato që njoftuan për të nominuarit e këtij viti.

Nominimet për 62-vjetorin e cmimeve Grammy u shpallën, dhe Lizzo kryesoi listën me tetë nominime, ndërsa Billie Eillish dhe Lil Nas X e ndoqën prapa afër me gjashtë nominime secili. Të tre muzikantët janë nominuar për herë të parë për Grammy.

Edhe Ariana Grande arriti të mbledh sida nominime për vete, përfshirë këtu ëdhe për këngën “7 rings” – këngë kjo që është shkruar nga kantautorja shqiptare Not Njomza në bashkëpunim me të tjerë.

Rita Ora dhe Ava Max nuk është nominuar këtë vit në asnjë kategori. Ndërsa ndryshe nga viti i kaluar as Dua Lipa dhe Bebe Rexha nuk pranuan nominime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Në Grammy Awards 2019, Bebe Rexha u nominua në dy kategori: “New Artist” dhe “Country duo/group performance” me këngën “Meant to Be” në bashkëpunim më  Florida Georgia Line – ajo nuk dërgoi në shtëpi asnjë çmim.

Në anën tjetër, Dua Lipa në vitin 2019 gjithashtu u nominua në dy kategori: “Best New Artist” dhe “Best Dance Recording” për këngën “Electricity” në bashkëpunim Silk City. Atë mbrëmje Lipa fitoi çmime Grammy në të dy kategoritë.

Edicioni i 62-të i çmimeve Grammy do të mbahet me 26 janar në Staples Center në Los Angeles. 

(Kosova Sot Online)