Moderatorja shqiptare i dedikon nënës fjalët që dalin nga zemra: Je gjithçka për mua

  • 22 nëntor 2019 - 13:04
Moderatorja shqiptare i dedikon nënës fjalët që dalin nga zemra: Je gjithçka për mua

Nëna e moderators së njohur, Bora Zemani, feston sot ditën e lindjes. Në këtë moment të veçantë për të nuk kishte si të mungonte një urim nga vetë Bora. Ajo ka zgjedhur disa foto nga fëmijëria ku shfaqet me të ëmën për të shkruar fjalë zemre.

“E bukura ime ka ditëlindjen sot! Je gjithçka për mua…shoqja, motra, maim im! Energji e bukur, shpirt i qeshur…jam me fat që të kam në jetën time! Sado të rritem, dhe pse sot jam nënë vetë, prapë kam nevojë për mamin tim, njësoj si në këto foto! Të dua ma! Edhe 100 vite të bukura për ty”, shkruan Bora në “Instagram”. Kujtojme se momentalisht moderatorja është e angazhuar me emisionin “Albanian Designers Competition” që transmetohet në ‘Tring’.

 

(Kosova Sot Online)