Pasi të shihni këto foto, do bindeni se Mozzik pa mjekër ngjan 13-vjeç

  • 23 November 2019 - 10:45
Pasi të shihni këto foto, do bindeni se Mozzik pa mjekër ngjan 13-vjeç

Mozzik ka vendosur të bëjë një ndryshim të momentit të fundit në ‘look-un’ e tij dhe këtë e ka treguar me anë të postimeve në ‘Instastory’.

Reperi ka hequr mjekrrën, pa të cilën duket shumë i vogël në moshë.

Ai ka ndarë gjithashtu një foto ku ka treguar se derisa t’i dalë mjekra, do pozojë me dorën para. Në postimin e radhës, Mozzik duket mjaft fëminor dhe i vogël në moshë. “13-vjeçar i buzëqeshur”, ka shkruar ai në foton ku nuk e ka fshehur më pamjen e plotë të tij.

Nuk dihet nëse reperi do vazhdojë të pozojë me duart para, megjithatë ndryshimi në ‘look-un’ e artistit është mjaft i dukshëm.

Kujtojmë se me anë të postimeve në rrjetet sociale, Mozzik lajmëroi disa ditë më parë, se pas suksesit të ‘Dhelpër Dinake’, është duke punuar për një tjetër projekt në muzikë.

(Kosova Sot Online)