Genc Prelvukaj e prezanton kështu projektin e radhës: Do e dëgjoni për 20 vite…

  • 23 November 2019 - 11:10
Genc Prelvukaj e prezanton kështu projektin e radhës: Do e dëgjoni për 20 vite…

Genc Prelvukaj ka zgjedhur të publikojë herë pas here projekte të ndryshme muzikore, duke i qëndruar edhe më pranë fansave të tij.

Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instagram’, reperi ka treguar se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re, e cila do të pëlqehet shumë nga të gjithë.

“Diçka e mirë po vjen. Pikë. Këngë që do e dëgjoni për 20 vite. ‘Shpirtin e zi’, shumë shpejt”, ka shkruar Prelvukaj në postimin e fundit në ‘Instagram’ ku shfaqet i ulur përpara pianos. Me siguri ky projekt do të jetë një tjetër baladë dashurie, nisur dhe nga titulli që Genci ka vendosur.

Nuk dihet ende data se kur kënga do të jetë në kanalin e ‘Youtube’, por kjo pritet të bëhet e ditur në javët në vazhdim.

Kujtojmë se kënga e fundit e Prelvukaj është ajo me titull ‘Dilema’, e cila u publikua 3 muaj më parë dhe tashmë numëron 9.3 milionë klikime në ‘Youtube’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dicka e mire po vjen. Pike. ë Kange qe keni me e ndegju mbi 20 vjet ë " Shpirtin e zi ". Shume shpejt....

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on

(Kosova Sot Online)