“Zgjodha të nxjerr një foto të papërpunuar”, moderatorja shqiptare shfaqet sa më e thjeshtë dhe ka një mesazh për të gjithë

  • 23 November 2019 - 11:41
“Zgjodha të nxjerr një foto të papërpunuar”, moderatorja shqiptare shfaqet sa më e thjeshtë dhe ka një mesazh për të gjithë

“Instagrami” është kthyer në një nga rrjetet sociale më të përdorura. Megjithatë të shumtë janë ata që i kundërvihen momenteve kur aty publikohen foto shumë punuara nga vajzat e njohura dhe bloggere të ndryshme. Në mesin e këtyre fotove, moderatorja e njohur Arjola Shehu, ka zgjedhur të publikojë një foto mjaft spontane, duke dhënë edhe një mesazh në rreshtat e shkruar në foto.

“Në gjithë larminë e fotove të bukura që qarkullojnë në ‘Instagram’, herë të fotoshopuara e herë të zbukuruara, unë sot vendosa të nxjerr një foto të papërpunuar, por që më përshkruan më mirë se çdo gjë tjetër…Kjo jam unë! Ndoshta një ditë do e shihni dhe ju. Foto është bërë pa dijeninë time, ndoshta prandaj më pëlqeu aq shumë”, shkruan Arjola në foton ku shfaqet duke shkruar. Mesa duket të shkruajë është një pasion që Arjola e ka mbajtur të fshehtë, por ndoshta në të ardhmen mund ta shohim si shkrimtare.

(Kosova Sot Online)