Luana Vjollca lë prezantimin dhe zbulon çfarë do të ndodhë në programin e saj

  • 23 November 2019 - 13:35
 Luana Vjollca lë prezantimin dhe zbulon çfarë do të ndodhë në programin e saj

Luana Vjollca do lërë për pak prezantimin mbrëmjen e sotme në "Shiko kush luan" sepse ka përgatitur një surprizë për publikun të cilën e ka zbuluar vetë ajo.

Luana do marrë mikrofonin dhe do këndojë sot për herë të parë në emisionin e saj.

Moderatorja ka publikuar disa foto ku shfaqet duke kënduar e kërcyer dhe pyet fansat kush e gjen çfarë do ndodhi.

Menjëherë fansat e kanë pyetur nëse do këndojë dhe Luana e ka pohuar.

Na mbetet të presim për të parë performancën e këngëtares e cila me siguri do këndojë ndonjë nga hitet e saj të fundit.

(Kosova Sot Online)