“Ai vetëm e përdor atë”/ Shokët e këngëtares së njohur në merak, është lidhur me personin e gabuar

  • 23 November 2019 - 14:36
“Ai vetëm e përdor atë”/ Shokët e këngëtares së njohur në merak, është lidhur me personin e gabuar

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Demi Lovato bëri publike lidhjen e saj të re duke publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram. Ajo postoi një pozë para pasqyrës me modelin Austin Wilson, i cili është i dashuri i saj i ri. Demi e kishte shoqëruar foton me shkrimin “Dashuria ime” dhe teksa gjërat dukeshin mirë e bukur mes dyshes, miqtë e këngëtares kanë diçka për të thënë.

Për “TheDigitalWeekly”, miqtë e Demi-t janë shprehur se ia kanë frikën të dashurit të ri, pasi ai duket se po e përdor. Ata mendojnë se këngëtarja do t’i rikthehet sërish lëndëve narkotike, pasi Wilson është një influencë e keqe për të.

 

“Ai po krijon pengesa në grupin tonë shoqëror. Ai nuk është personi më perfekt që ajo të qëndrojë me të. Ajo që më frikson është se Demi do t’i kthehet zakoneve të saj të vjetra, prej të cilave bëri një luftë të madhe për të dalë. Ajo është e ‘çmendur’ pas tij. Demi gjithmonë është tërhequr nga djemtë mashtrues. Pavarësisht se ne dalim bashkë dhe Austin na respekton, ai është sërish një influencë e keqe, pasi vetëm e përdor atë.”-u shpreh një mik i këngëtares.

(Kosova Sot Online)