Kanye e ndalon vajzën të vendosë make up, Kim Kardashian: Patëm debat të madh

  • 25 nëntor 2019 - 08:32
Kanye e ndalon vajzën të vendosë make up, Kim Kardashian: Patëm debat të madh

Në familjen e Kim Kardashian ka probleme. Kanye e ka ndaluar vajzën e tij 6-vjeçare North të vendosë make up për shkak të pikëpamjeve të tij të krishtera dhe konservatore. Mirëpo kjo gjë ka shkaktuar disa herë debate mes tij dhe Kim. Megjithatë në një intervistë të fundit për ‘The sunday project’, Kim është shprehur se ka rënë dakort me Kanye-n.

“Ok, kur e mendon se është një fëmijë. Nga ana tjetër janë produktet e make up-it. Unë i jap të drejtë Kanye-s. Mora dhe mendimin e njerëzve të afërt. Ne duam të jemi prindër të denjë për fëmijët tanë. Ne kemi rregulla dhe duhet t’i ndjekim. Ajo që duhet të bëjmë është të qëndrojmë të harmonizuar”, u shpreh Kim. Ajo ka shtuar se vajza është e mërzitur, sepse shikon atë dhe ndikohet, do të bëjë si ajo. “Patëm debat të madh në shtëpi, por tani situata është më mirë. Unë mendoj se si prind duhet të mesojmë nga situatat dhe të kuptojmë njëri-tjetrin”, ka vazhduar Kim.

(Kosova Sot Online)