Këngëtarja shqiptare i bashkohet “Instagram-it”, hap llogari pas rikthimit në skenë

  • 25 November 2019 - 11:46
Këngëtarja shqiptare i bashkohet “Instagram-it”, hap llogari pas rikthimit në skenë

Mund të ishte nga artistet e pakta që nuk kishte rrjete sociale, por as Jehona Sopi nuk i ka rezistuar dot ‘tundimit’ për të patur një llogari në “Instagram”. Pasi u rikthye në skenën e “Kënga Magjike”, Jehona vendosi të hapë edhe një “Instagram”, me siguri për të promovuar projektet e saj.

Kujtojmë se këngëtarja bashkëpunoi me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun për të sjellë në skenën e ‘Kënga Magjike” këngën me titull “Anej”, e cila është pritur mjaft mirë.

(Kosova Sot Online)